Kompania teknologjike, Meta shkurton 8,000 vende pune në shkurtime gjithëpërfshirëse globale
Meta ka nisur një valë shkurtimesh nga puna që do të prekin 10 përqind të fuqisë punëtore globale të kompanisë, që përfaqëson rreth 8,000 njerëz. Sipas mediave të huaja, shkurtimet, të cilat filluan të mërkurën, janë planifikuar të ndodhin në tre valë, duke filluar në orën 4 të mëngjesit sipas orës lokale për ata që preken. Punëtorët e prekur deri më tani përfshijnë ata në ekipin e integritetit të kompanisë grupi përgjegjës për heqjen e përmbajtjes dashakeqe dhe gjuhës së urrejtjes si dhe anëtarë të ekipeve të sigurisë kibernetike të kompanisë dhe divizionit të dizajnit të përmbajtjes. Punëtorët do të marrin 16 javë pagesë për ndërprerjen e punës, përveç dy javëve shtesë për çdo vit që kanë qenë të punësuar në kompani. Përveç shkurtimeve, kompania...
Burimi:
syri.net