Komisioni Evropian thotë se rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik potencial sigurie për BE-në
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, fitojnë mundësinë e hyrjes pa viza në Bashkimin Evropian (BE), përbën sfidë të mundshme sigurie për bllokun, vlerësoi Komisioni Evropian (KE). Në dokumentin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili vlerëson progresin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me sundimin e ligjit, thuhet se gjatë periudhës së fundit është rritur numri i shtetësive të dhëna për shtetasit rusë. “Pavarësisht të drejtës sovrane të Serbisë për të vendosur mbi politikat e saj të shtetësisë dhe natyralizimit, fitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë përmes dhënies së shtetësisë serbe, numri i të cilëve është rritur...
Burimi:
syri.net