Kolumbia drejt balotazhit presidencial, De la Espriella dhe Cepeda përballen më 21 qershor
Kandidati i ekstremit të djathtë, Abelardo de la Espriella, dhe senatori i majtë, Ivan Cepeda, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbia më 21 qershor, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën absolute të votave në raundin e parë. Sipas rezultateve zyrtare, me 99.9% të votave të numëruara, Abelardo de la Espriella kryeson me 43.73% të votave, ndërsa Ivan Cepeda renditet i dyti me 40.91%. Në vendin e tretë u rendit figura e së djathtës së ashpër, Paloma Valencia, me 6.92%, e ndjekur nga kandidati i qendrës së majtë Sergio Fajardo me 4.25%. Më pas vijnë Claudia López me 0.95% dhe Raul Santiago Botero Jaramillo me 0.87%. Megjithatë, procesi zgjedhor është shoqëruar me polemika. Presidenti në largim, Gustavo...
Burimi:
top-channel.tv