Kolumbi, 14 të plagosur nga shpërthimi në një minierë ari
Rreth 14 persona u plagosën kur një shpërthim i fuqishëm ndodhi të enjten në një minierë ari në komunën Marmato në departamentin Caldas të Kolumbisë, njoftoi transmetuesit lokal "Noticias Caracol", transmeton Anadolu. Raportohet se një uzinë shpërtheu në hyrje të minierës në zonën e San Pedros. Ekipet e urgjencës, përfshirë personelin nga Agjencia Kombëtare e Minierave të Kolumbisë u dërguan në vendin e ngjarjes ndërsa autoritetet punuan për të përcaktuar numrin e njerëzve të prekur dhe shkakun e shpërthimit, njoftuan mediat lokale. Shefi i zjarrfikësve të Marmatos tha se situata është vënë nën kontroll dhe po verifikohet që askush tjetër të mos jetë lënduar. Ashpërsia e lëndimeve të viktimave mbetet e panjohur si dhe nëse ka patur viktima.
Burimi:
syri.net