Kolonët izraelitë devijojnë ujin e palestinezëve dhe shndërrojnë një zonë arkeologjike në pishinë turistike
Në fshatin Petza’el, në zemër të Luginës së Jordanit, raportohet një tjetër incident që ka rritur tensionet mes kolonëve izraelitë dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, dy javë më parë një grup kolonësh të rinj izraelitë kanë hyrë në një zonë arkeologjike pranë vendbanimit Petza’el dhe kanë nisur punime jozyrtare pastrimi dhe restaurimi. Gjatë këtyre veprimeve, ata dyshohet se kanë devijuar rrjedhën e ujit nga zona përreth, që sipas gazetës “Haaretz” mund të vijë nga infrastruktura e një fshati palestinez pranë Fasavil, duke mbushur një pishinë antike. Zona është shndërruar më pas në një atraksion turistik, i cili thuhet se tërheq qindra vizitorë çdo fundjavë. Ndërhyrja është kryer pavarësisht kundërshtimeve të ushtrisë izraelite, e cila megjithatë nuk e ka ndaluar aktivitetin....
Burimi:
javanews.al