Kjo është autostrada mbi det që kushton 200 milionë euro për kilometër
Një nga projektet më të jashtëzakonshme infrastrukturore në botë po merr formë në Ishullin Reunion, territori francez në Oqeanin Indian, ku autostrada “Nouvelle Route du Littoral” po ndërtohet pothuajse tërësisht mbi det për të zëvendësuar një nga rrugët më të rrezikshme në rajon. Me një kosto që arrin deri në 200 milionë euro për kilometër, projekti konsiderohet ndër më të shtrenjtët në historinë e ndërtimit të rrugëve. Arteria e re, me gjatësi totale rreth 12 kilometra, lidh kryeqytetin Saint-Denis me portin kryesor La Possession dhe është projektuar për të garantuar një lidhje të sigurt edhe në kushtet më ekstreme të motit. Route du Littoral është një rrugë bregdetare që ndodhet në ishullin francez të Réunionit, në Oqeanin Indian, pranë brigjeve të Afrikës Lindore dhe në...
Burimi:
opinion.al