“Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë
Shtetet e Bashkuara janë në pritje të përgjigjes së Iranit ndaj propozimit të fundit amerikan për paqe, ndërsa armëpushimi i brishtë mes palëve vijon të mbahet në fuqi. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pret “shumë shpejt” një reagim nga Teherani për draftin që synon t’i japë fund luftës dhe të hapë rrugën e negociatave më të detajuara. Gjatë ditës së shtunë, Trump ndoqi Turneun e Golfit në Virxhinia, ndërsa në rrjetin e tij social Truth Social publikoi një sërë postimesh që alternonin mes zhvillimeve politike dhe mesazheve personale. Në dy foto të krijuara me inteligjencë artificiale, shfaqen anije të fundosura që i adresohen flotës detare të Iranit, ndërsa në tjetrën shfaqet Trump që sheh me dylbi anije që shpërthejnë në det me mesazhin se...
Burimi:
top-channel.tv