Kina ndalon shitjen e dronëve në Pekin, vendos rregulla strikte të reja për përdorimin
Kina do të ndalojë shitjen e dronëve në Pekin dhe do të vendosë kërkesa të reja strikte për përdorimin e tyre, duke filluar nga e premtja, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë publike dhe kontrollin e hapësirës ajrore në lartësi të ulët. Sipas rregullave të reja, dronët dhe pjesët kryesore të tyre nuk do të lejohen të shiten, të jepen me qira apo të futen në kryeqytetin kinez. Pronarët ekzistues do të detyrohen të regjistrojnë pajisjet e tyre në polici dhe çdo fluturim në ambient të hapur do të kërkojë miratim paraprak nga autoritetet përkatëse. Për më tepër, përdoruesit duhet të ndjekin trajnim online dhe të kalojnë një test mbi rregulloret në fuqi. Autoritetet kineze kanë theksuar se këto masa janë të nevojshme...
Burimi:
top-channel.tv