Kina kundërshton lëvizjen Japoni – Filipine
Zhang Xiaogang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës , tha të martën se vendi i tij do të kryejë “veprime të vendosura dhe të fuqishme” për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe të drejtat dhe interesat detare . Zhang i bëri deklaratat teksa iu përgjigj mediave mbi njoftimin e Japonisë dhe Filipineve, lidhur me bisedimet për përcaktimin e kufijve në ujërat në lindje të Tajvanit të Kinës dhe aktivitetet pasuese të zbatimit të ligjit kinez në ujërat përkatëse. “Ministria e Jashtme e ka bërë të qartë vazhdimisht kundërshtimin e fortë të Kinës ndaj lëvizjes Japoni-Filipine”, tha Zhang. Ai u kërkoi të dy vendeve të ndalojnë menjëherë shkeljet e paligjshme dhe veprimet provokuese.
Burimi:
javanews.al