Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”
Sipas raportimeve, qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi të enjten që kishte shtetëzuar “British Steel” në përputhje me Aktin e (Nacionalizimit të) Industrisë së Çelikut, duke marrë përsipër ndërmarrjen e kontrolluar më parë nga Grupi “Jingye” i Kinës, dhe do të krijojë një mekanizëm kompensimi nëpërmjet legjislacionit dytësor, me një vlerësim të pavarur për të përcaktuar nëse nevojitet kompensim. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer deklaroi që ky vendim mbron të ardhmen e industrisë së çelikut të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet e punës të kualifikuara. Duke folur për këtë çështje, zëdhënësi i MPJ të Kinës tha:”Më lejoni të theksoj se kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut kinez,” duke vënë në dukje që mënyra se si e trajton Mbretëria e Bashkuar...
Burimi:
javanews.al