Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Raportime të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e brendshme në Iran, pasi rrjeti televiziv saudit Al-Hadath, duke cituar një burim të sigurisë izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian. Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës. Deri tani, ai ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.Një prej këtyre mesazheve u transmetua së fundmi nga televizioni shtetëror iranian, ku lideri suprem paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për pasoja në rast të rifillimit të luftës. “Tani që armiku amerikan po kërkon të rifillojë luftën, duhet ta dijë se kombi iranian dhe fronti...