Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari ushtarak i Liderit Suprem të Iranit, Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare, deklaroi sot se Ngushtica e Hormuzit, është më e rëndësishme për Iranin sesa programi i tij bërthamor. “Ky kalim strategjik është më i rëndësishëm se dhjetëra bomba atomike dhe Republika Islamike e Iranit do ta mbrojë atë”, tha Rezaei. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe vendet perëndimore dyshojnë se ky program ka qëllime ushtarake. Teherani i mohon këto akuza, por këmbëngul në të drejtën e tij për energji bërthamore civile.