Kërkesa e Trump, Irani refuzon të dorëzojë uraniumin e pasuruar
Udhëheqësi Suprem i Iranit ka lëshuar një direktivë që uraniumi i vendit, i cili është pothuajse i përshtatshëm për armë, nuk duhet të dërgohet jashtë vendit, thanë dy burime të larta iraniane, për Reuters, duke forcuar qëndrimin e Teheranit ndaj njërës prej kërkesave kryesore të SHBA-së në bisedimet e paqes. Urdhri i Ajatollah Mojtaba Khamenei mund të ndërlikojë bisedimet me presidentin e SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Trump u zotua të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Irani të ketë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë. “Do ta marrim. Nuk kemi nevojë për të, nuk e duam. Ndoshta do ta shkatërrojmë pasi ta marrim, por nuk do t’i lejojmë ata...
Burimi:
opinion.al