Kërcënimi rus “ia vë syrin” Polonisë? Tusk paralajmëron: Muajt e ardhshëm kritikë për sigurinë e vendit
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm mund të jenë “kritikë” për sigurinë e vendit, duke theksuar se qeveria po përgatitet për skenarë të ndryshëm përballë kërcënimeve të mundshme nga Rusia. Duke folur para gazetarëve, Tusk tha se autoritetet polake janë të vetëdijshme për rreziqet dhe po bashkëpunojnë ngushtë me aleatët e NATO-s. Ai theksoi se shqetësimet janë veçanërisht të mëdha për shtetet baltike, ndërsa nënvizoi se kërcënimet nuk mund të injorohen. Deklaratat e tij erdhën pas raportimeve të mediave polake dhe britanike, sipas të cilave inteligjenca amerikane ka paralajmëruar Varshavën për një skenar të mundshëm provokimi nga Rusia, që mund të synojë testimin e vendosmërisë së NATO-s. Sipas këtyre raportimeve, objektiva të mundshëm mund të jenë infrastruktura polake përmes sulmeve...
Burimi:
javanews.al