Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më mirë bëj kujdes, përndryshe do të mbetesh vetëm

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më mirë bëj kujdes, përndryshe do të mbetesh vetëm

Izraeli ka goditur drejtpërdrejt Iranin për herë të parë që nga armëpushimi i 8 prillit, si përgjigje ndaj lëshimit të raketave balistike nga Teherani drejt shtetit hebre. Sulmi iranian kishte ardhur si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve izraelite kundër Hezbollahut në Bejrut. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu veproi pak pasi Donald Trump kishte paralajmëruar disa gazetarë se do ta telefononte atë për t’i kërkuar të mos kundërpërgjigjej. Megjithatë, sipas një rindërtimi të publikuar nga faqja Axios, gjatë bisedës telefonike Netanyahu argumentoi se mosveprimi do të dëmtonte si Izraelin, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, si dhe marrëveshjen që Trump po përpiqet të arrijë, raporton Corriere della Sera. Netanyahu, pra, nuk e interpretoi telefonatën si një ndalim të qartë për të goditur. Pak më vonë, izraelitët informuan amerikanët se kishin...