Këputet kablloja e komunikimit nënujor të Tajvanit, aktivizohet sistemi rezervë
Tajvani ka aktivizuar një sistem rezervë komunikimi pasi një kabllo nënujore u këput në Ishujt Matsu, territorin e saj më verior, transmeton Anadolu. Kablloja që lidh ishullin Dongyin me ishullin Beigan u ndërpre, raportoi të mërkurën Agjencia Qendrore e Lajmeve. Shërbimet e zërit dhe internetit që më parë transmetoheshin nga kablloja nënujore janë kaluar në një sistem rezervë mikrovalësh për të ruajtur komunikime të qëndrueshme në Dongyin pas ndërprerjes. Ministria e Çështjeve Dixhitale tha se shërbimet mobile, të zërit dhe të të dhënave po funksionojnë normalisht. Megjithatë, televizioni kabllor aktualisht nuk është i disponueshëm për shkak të kushteve të motit dhe disa shërbime interneti mund të përjetojnë vonesa të vogla. Riparimet pritet të përfundojnë deri në fund të korrikut 2026, varësisht nga kushtet e detit....
Burimi:
syri.net