Kënga ‘Dai Dai’ e Shakirës do të jetë himni zyrtar i Botërorit

Kënga ‘Dai Dai’ e Shakirës do të jetë himni zyrtar i Botërorit

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka njoftuar se kënga e saj e re “Dai Dai” do të jetë kënga zyrtare e Kampionatit Botëror 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada gjatë muajve qershor dhe korrik. Lajmi u bë publik të enjten përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, kënga pritet të publikohet më 14 maj dhe do të shënojë nisjen e fushatës muzikore të FIFA-s për turneun. Në videon e publikuar, e xhiruar në stadiumin “Maracanã” në Rio de Janeiro, Shakira shfaqet duke performuar e shoqëruar nga kërcimtare dhe elemente futbolli, duke dhënë një fragment të këngës së re. Ky është bashkëpunimi i tretë i Shakirës me muzikën e Botërorit, pas suksesit të madh me “Waka Waka (This...