“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

Teherani ka ashpërsuar tonet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për hapa të rinj nëse vihet në diskutim kontrolli i tij mbi Ngushticën e Hormuzit. Në një moment tensionesh të larta në këtë korridor strategjik, zyrtarët iranianë sinjalizojnë gatishmëri për përshkallëzim të mëtejshëm. Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se vendi i tij synon të ruajë kontrollin mbi situatën, edhe nëse kjo është e papranueshme për Uashingtonin. “Nuk kemi filluar ende”, paralajmëroi ai. Ai theksoi gjithashtu se Irani synon të mbajë atë që e konsideron si një “status quo” të re në ngushticë, duke shtuar se është i vendosur në ruajtjen e kontrollit mbi rrugët jetike detare. Deklaratat e tij vijnë në një kohë negociatash dhe vetëm një ditë pas një përplasjeje mes palëve në Ngushticën e...