“Kemi kapur disa anije dhe iu kemi marrë naftën”, Trump për Bllokadën në Hormuz: Jemi pak a shumë si piratë, por…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Marina Amerikane po vepron si “pirat” për të zbatuar bllokadën e porteve iraniane. Trump i bëri këto komente gjatë një eventi në Florida, ndërsa përshkroi se si forcat amerikane kapën një anije disa ditë më parë. “Ndryshoni kursin e anijes suaj. Largohuni menjëherë nga dhoma e motorëve”, shpjegoi presidenti amerikan, duke shtuar se forcat amerikane urdhëruan ekuipazhin e anijes. “Është pesë milje larg dhe me një të shtënë në dhomën e motorëve, ne e hodhëm në erë dhomën e motorëve. Anija u ndal dhe pastaj ne kapëm anijen, kapëm ngarkesën, kapëm naftën. Është një biznes shumë fitimprurës”, theksoi ai. “Ne jemi si piratë. Ne jemi pak si piratë, por nuk luajmë lojëra”, shtoi Trump. SHBA-të kanë...
Burimi:
top-channel.tv