“KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë”, Meloni: Qasja jonë është bërë edhe qasja e Europës
“Deklarata e Kishinaut, e miratuar sot nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, njeh legjitimitetin e kombeve për të zbatuar zgjidhje inovative në menaxhimin e flukseve të migracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vendet e treta, sipas modelit shqiptar të Italisë”, shkruan Giorgia Meloni në postimin e saj në rrjetet sociale. Kryeministrja italiane e cilësoi këtë miratim si një arritje të rëndësishme: “Ky është një rezultat fryt i një udhëtimi që Italia e realizoi me guxim dhe vendosmëri, së bashku me kryeministren daneze Frederiksen,” shkroi Meloni. Ajo shtoi se ajo që një vit më parë ishte e diskutueshme, tani është bërë parim i përbashkët midis 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke theksuar se qasja italiane ndaj menaxhimit të rregullt të flukseve të...
Burimi:
top-channel.tv