Katër persona shpëtohen nga një qendër tregtare e shembur në Japoni
Katër persona u shpëtuan nga qendra tregtare Aeon Mall Kumamoto në Japoni, e cila u shemb pjesërisht pas tërmetit të sotëm me magnitudë 6.8 ballë, raportoi transmetuesi publik NHK, duke cituar zyrtarë lokalë, raporton CNN. "Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën", raportoi NHK, shkruan CNN . Megjithatë, NHK citoi zyrtarët lokalë të kenë thënë se 10 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet lokale thanë më parë se shpërthimi që shkaktoi shembjen e pjesshme mund të ketë qenë rezultat i një rrjedhjeje gazi pas tërmetit, raportoi TV Asahi. Hetimet janë duke vazhduar.
Burimi:
syri.net