Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide, jo vetëm punëtorë

Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide, jo vetëm punëtorë

Forumi Ministror i Procesit të Berlinit për Ekonominë Kreative, i organizuar nga Mali i Zi në cilësinë e Kryesuesit të sivjetshëm të Procesit të Berlinit, u hap sot në Herceg Novi, duke mbledhur ministra përgjegjës për kulturën dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe pjesa tjetër e Europës për të diskutuar rolin e industrive kreative në zhvillimin e qëndrueshëm, punësimin e të rinjve dhe konkurrueshmërinë rajonale. Forumi vazhdon dialogun e nisur në vitin 2025 gjatë Kryesimit të Mbretërisë së Bashkuar me Procesin e Berlinit dhe organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi, në bashkëpunim me British Council. “Ballkani Perëndimor nuk mund të konkurrojë globalisht vetëm përmes kostove të fuqisë punëtore. Ne duhet të konkurrojmë me ide, autenticitet, aftësi digjitale, kulturë, përvojë dhe...