Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni i Hercegovinës u godit më rëndë, veçanërisht zona e Nevesinjës. Kryetari i bashkisë, Milenko Avdaloviç, deklaroi se dëmet në sektorin e bujqësisë arrijnë në miliona marka boshnjake. Sipas tij, stuhia shkatërroi pothuajse tërësisht kulturat e patateve, qepëve, lakrave dhe pemishtet, ndërsa dëme u raportuan edhe në vreshtat e zonave Grude dhe Ljubushki. Në Maqedoninë e Veriut, erërat arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 10 persona të lënduar. Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189...