VIDEO/ Emigranti nga Italia: Kam ardhur për të mbështetur protestën, Shqipëria nuk duhet të braktiset
Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia ka mbajtur fjalën e tij në ditën e 53-të të protestës qytetare pa ndalim ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit dhe pakënaqësinë ndaj situatës në vend. Ai tha se prej vitesh jeton në Itali dhe se atje ka ndërtuar jetën e tij, por vendosi të kthehej në Shqipëri për të ngritur zërin për problemet e qytetarëve. Emigranti solli edhe shembullin e nënës së tij 90-vjeçare, e cila pas 42 vitesh punë merr një pension që, sipas tij, nuk i përgjigjet sakrificës së saj. Duke iu drejtuar protestuesve, ai përshëndeti qëndrueshmërinë e tyre gjatë 53 ditëve të protestës, pavarësisht temperaturave të larta dhe vështirësive. ‘Mirëmbrëma, ju përshëndes të gjithëve për këtë sakrificë...
Burimi:
syri.net