Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina
Dhjetëra persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Belfast të Irlandës së Veriut, pas një sulmi me thikë që ndodhi të hënën, 8 qershor, në veri të qytetit. Ky sulm, u pasua me një sërë incidentesh… Siç raportojnë mediat e huaja, janë djegur shtëpi dhe automjete, ndërsa i gjithë transporti publik në Belfast u pezullua përkohësisht për arsye sigurie. Lidhur me sulmin, pritet që sot të dalë para gjykatës një shtetas sudanez, 30 vjeç, i akuzuar për tentativë vrasjeje. Ai do të përballet gjithashtu me akuza për mbajtje të një arme të ftohtë në vend publik dhe kërcënime për vrasje. Viktima, një burrë rreth të dyzetave, ndodhet ende në spital me plagë të rënda në sy, qafë dhe shpinë. Sulmi ndodhi rreth orës...
Burimi:
javanews.al