Kaos në burgjet greke, 5 të dënuar humbin jetën brenda një muaji në burgun e Patrës

Kaos në burgjet greke, 5 të dënuar humbin jetën brenda një muaji në burgun e Patrës

5 të burgosur kanë humbur jetën brenda 28 ditëve në burgun e Patrës. Sipas burimeve policore, katër shtetas grekë dhe një algjerian janë gjetur të pajetë në birucat e tyre gjatë 28 ditëve të fundit. Trupat e tyre janë dërguar në insitutin e mjekësisë ligjore të Patrës, por ende nuk ka një përgjigje të shkakut të vdekjes së tyre. Viktimat janë të moshave 34-55 vjeç dhe me përjashtim të një rasti që viktima kishte raportuar probleme me shëndetin dhe mjekohej, viktimat e tjera nuk kishin asnjë historik sëmundjesh. Trupat janë gjetur pa shenja dhune, çka mund të hedhë dyshime për shkaqe të tjera, të cilat nuk raportohen për momentin, por që lihet të dyshohet se nuk janë natyrale. Më herët sindikata e gardianëve të burgut...