Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në disa rajone të vendit dhe në veri të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet amerikane kanë lëshuar alarme për cilësinë e ajrit në disa shtete, duke u bërë thirrje banorëve të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura. Sipas Qendrës Kanadeze Ndëragjencore të Zjarrit Pyjor, aktualisht janë aktive 857 zjarre, përfshirë 23 vatra të reja të regjistruara gjatë ditës së enjte. Sistemi Kanadez i Informacionit për Zjarret në Natyrë bën të ditur se shumica e tyre vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Programi amerikan i Indeksit të Cilësisë së Ajrit ka klasifikuar cilësinë e ajrit si “të rrezikshme” në pjesë të shteteve të Miçiganit dhe Minesotës. Shërbimi...
Burimi:
opinion.al