Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tensionet vazhdojnë të rriten. Gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me Bashkinë e Teheranit, ka publikuar një të ashtuquajtur “listë të zezë” me liderët që i konsideron përgjegjës për vdekjen e tij. Në publikim shfaqen 13 liderë dhe zyrtarë të lartë, të paraqitur me uniformat portokalli të të burgosurve amerikanë. Mbi fotografitë e tyre shkruhet në persisht fraza “Hakmarrja është e pashmangshme”, ndërsa në mesazh shtohet edhe paralajmërimi: “Kriminelët do ta marrin me vete në varr dëshirën për një vdekje paqësore”, një referencë e qartë për një fund të dhunshëm. Në krye të listës janë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilët paraqiten edhe me një shenjë objektivi mbi ballë. Kush...