“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë aludimet për një përçarje me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se të dy udhëheqësit bien dakord “99% të kohës” dhe zakonisht zgjidhin çdo mosmarrëveshje. Netanyahu tha gjithashtu se veprimi i përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit mund të ndihmojë në hapjen e rrugës për marrëveshje të tjera rajonale të paqes pas Marrëveshjeve të Abrahamit. “Tani, më lejoni t’ju them këtë. Presidenti Trump është udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara. Ai bën atë që është e mirë për Amerikën. Unë jam udhëheqësi i Izraelit, shtetit të vetëm hebre. Unë bëj atë që është e mirë për Izraelin – 99% të kohës ne biem dakord. Por si në çdo familje, në çdo miqësi të ngushtë, ndonjëherë ka dallime mendimesh dhe ne i...