“Je i çmendur”/ Trump konfirmon bisedën e tensionuar me Netanyahun: Më pëlqen shumë Bibi, por isha i shqetësuar nga lufta në Liban
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se gjatë bisedës telefonike e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “të çmendur”, por theksoi se marrëdhëniet mes tyre mbeten të forta dhe se vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë. Në një intervistë ekskluzive për podkastin “Pod Force One” të gazetës ‘‘The New York Post’ Trump tha se ishte i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftimeve mes Izraelit dhe Libanit. “Isha pak i shqetësuar nga luftimet e vazhdueshme me Libanin”, deklaroi Trump, duke shtuar se këto zhvillime rrezikojnë negociatat për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Megjithatë, presidenti amerikan nënvizoi se raportet e tij me Netanyahun mbeten pozitive. “Kemi punuar shumë mirë së bashku. Më pëlqen shumë Bibi dhe bashkëpunoj shumë mirë me të”, tha Trump. Ai e përshkroi veten si “një...
Burimi:
top-channel.tv