“Jam i kënaqur të njoftoj armëpushim 3-ditor”, Trump me njoftim të rëndësishëm për luftën Ukrainë-Rusi: Festë në të dyja vendet

“Jam i kënaqur të njoftoj armëpushim 3-ditor”, Trump me njoftim të rëndësishëm për luftën Ukrainë-Rusi: Festë në të dyja vendet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot një shkëmbim të papritur të të burgosurve dhe një armëpushim tre-ditor në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, nga 9 deri më 11 maj. Njoftimi vjen mes tensioneve në rritje midis Kievit dhe Moskës në prag të festimeve të “Ditës së Fitores” në Rusi. Ndërsa Kremlini shpalli një armëpushim të përkohshëm në nder të festës së 9 majit, Ukraina ka qenë skeptike se Rusia do t’i respektojë kushtet e veta. “Jam i kënaqur të njoftoj se do të ketë një armëpushim tre-ditor (9, 10 dhe 11 maj) në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi Trump në Truth Social. “Festimi në Rusi është për Ditën e Fitores, por, po ashtu, edhe në Ukrainë, sepse ata ishin gjithashtu një pjesë dhe...