Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

Greqia digjet, kurse grabitësit shfrytëzojnë rastin. Shoqata e Zjarrëfikësve të Pyjeve denoncon disa zhvillime të pabesueshme: “Ndërsa Zjarrfikësit e Operacioneve Pyjore po luftojnë vazhdimisht me zjarre të mëdha në të gjithë vendin, duke vepruar në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe rraskapitëse, automjetet e tyre, të parkuara në zonën e shërbimit, ishin vandalizuar, ndërsa në disa raste edhe rrotat e tyre ishin hequr”, lexohet në njoftimin e shoqatës në fjalë. Ndërkohë, vazhdojnë betejat me flakët në disa pjesë të Greqisë, ku zona më problematike aktualisht paraqitet në rajonin e Atikës, ku përfshihet dhe Athina. Flakët kanë shkrumbuar me hektarë gjithandej, ndërsa këto pamje dramatike të këtyre kuajve që përpiqen t’i shpëtojnë shpëtojnë ferrit të zjarrit tregojnë se sa e rëndë është situata. Një total prej 33...