Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për evakuim

Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për evakuim

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme të reja ajrore në jug të Libanit, duke goditur atë që e cilësoi si infrastrukturë të Hezbollahut. Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga qyteti bregdetar i Tiros tregojnë turma njerëzish të mbuluar nga pluhuri pranë ndërtesave të shembura pas bombardimeve. Të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u kërkuan banorëve të largohen në veri të lumit Zahrani, rreth 40 kilometra nga kufiri me Izraelin. Ushtria izraelite paralajmëroi se do të veprojë “me forcë ekstreme”, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të përsëritura të armëpushimit. Nga ana tjetër, Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe deklaroi se luftëtarët e tij janë përplasur me trupat izraelite gjatë së mërkurës. Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, dy valë...