Izraeli merr mbetjet e pengut të fundit në Gaza
Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim të Serheder Ran Gvilit, që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin në tetor. Hamasi duhej t’i kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Njëzet pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 27 pengjeve të vdekur izraelitë dhe të huaj u dorëzuan, por gjatë disa javëve të fundit Hamasi tha se ende nuk kishte qenë në gjendje ta gjente Gvilin. Të dielën, Izraeli tha se do të rihapte pikën kyçe kufitare të Gazës me Egjiptin, sapo të përfundonte operacioni për të gjetur dhe kthyer Gvilin. Rikthimi i trupit të Gvilit i hap rrugën Izraelit dhe...
Burimi:
syri.net