Izraeli mbyll shkollat pas sulmeve të fundit nga Irani: Do t’i japim një përgjigje të fuqishme Teheranit

Izraeli mbyll shkollat pas sulmeve të fundit nga Irani: Do t’i japim një përgjigje të fuqishme Teheranit

Qeveria izraelite njoftoi mbrëmjen e të dielës se shkollat do të mbyllen në të gjithë vendin të hënën, pasi ushtria izraelite ndërpreu raketa balistike të lëshuara nga Irani. Komanda e Mbrojtjes Civile e Izraelit (Home Front Command) u kërkoi gjithashtu qytetarëve të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe të zbatojnë çdo udhëzim të mëtejshëm, për shkak të mundësisë së një përshkallëzimi të rëndë të situatës mes Izraelit dhe Iranit. Ndërkohë Tel Avivi premton se do t’i japë një përgjigje “të fuqishme” Iranit pas lëshimit të raketave balistike, thanë për CNN dy burime izraelite të dielën në mbrëmje. Ushtria izraelite deklaroi se ka interceptuar të gjitha raketat balistike iraniane “deri tani”, pas të paktën tre valëve të sulmeve të drejtuara ndaj Izraelit. Një nga burimet tha se të...