Izraeli: Kemi vrarë komandantin e ri të krahut të armatosur të Hamasit
Ushtria izraelite njoftoi sot se vrau kreun e ri të krahut të armatosur të lëvizjes palestineze Hamas, disa ditë pasi vrau paraardhësin e tij. Ushtria njoftoi se komandanti Mohamad Odeh u vra dje në një operacion në qytetin e Gazës, raporton Reuters.Vdekja e Odeh u konfirmua për Reuters nga një i afërm i tij, ndërsa Hamasi nuk ka komentuar për këtë çështje. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza raportuan se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në të njëjtin sulm izraelit ndaj një ndërtese banimi në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se Odeh drejtoi seksionin e inteligjencës së Hamasit gjatë sulmit më 7 tetor 2023, i cili nisi luftën në Rripin e Gazës. Ai u emërua komandant i njësisë...
Burimi:
syri.net