Izraeli godet një strukturë petrokimike në Iran, Teherani pezullon fluturimet në aeroportin kryesor
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë kryer sulme ndaj një strukture petrokimike në qytetin Mahshahr, në jugperëndim të Iranit, ndërsa autoritetet iraniane kanë pezulluar të gjitha fluturimet hyrëse në Aeroportin Ndërkombëtar Imam Khomeini të Teheranit pas përshkallëzimit të konfliktit mes dy vendeve. Sulmi ndaj kompleksit petrokimik në Mahshahr u konfirmua si nga ushtria izraelite ashtu edhe nga mediat shtetërore iraniane. Sipas raportimeve, objekti i vendosur pranë bregdetit verior të Gjirit Persik ka pësuar dëmtime të pjesshme. Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar ende një bilanc zyrtar të pasojave, ndërsa mediat shtetërore njoftuan se informacione të mëtejshme mbi shkallën e dëmeve dhe viktimat e mundshme do të bëhen publike në orët në vijim. Ndërkohë, Irani ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet hyrëse në Aeroportin Ndërkombëtar Imam...
Burimi:
top-channel.tv