Izraeli breshëri sulmesh ndaj Iranit, Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Izraeli breshëri sulmesh ndaj Iranit, Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësimin se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit mund të prishin negociatat e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje të re. Sipas raportimeve, sulmet izraelite u kryen pavarësisht kërkesës së Trump drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse.Presidenti amerikan ishte shprehur më herët i pakënaqur edhe me vendimin e Izraelit për të goditur objektiva në Bejrut, duke injoruar paralajmërimet e Uashingtonit. Një zyrtar amerikan, i cituar nga Axios, tha se Trump i kërkoi Netanyahut të priste, duke argumentuar se SHBA-ja ishte pranë një zhvillimi pozitiv në bisedimet me Iranin. “Ne jemi afër të bëjmë diçka të mirë në lidhje me një marrëveshje”, mësohet t’i ketë thënë presidenti amerikan...