Izraeli blen avionë luftarakë/ Marrëveshje miliarda dollarëshe me SHBA për F-35 dhe F-15IA, rritet buxheti ushtarak

Izraeli blen avionë luftarakë/ Marrëveshje miliarda dollarëshe me SHBA për F-35 dhe F-15IA, rritet buxheti ushtarak

Këtë të diel, Izraeli finalizoi një marrëveshje miliarda dollarëshe për t’i blerë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy grupe avionësh luftarakë. Kështu, Forcave të Mbrojtjes së Izraeli u shtohen avionë luftarakë shumëfunksionalë F-35 nga Lockheed Martin dhe një tjetër avion luftarak F-15IA nga Boeing. F-35, një projekt i përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe një numri aleatësh, është një nga avionët ushtarakë më të përparuar në botë dhe Izraeli tashmë operon dhjetëra të tillë. Kjo marrëveshje ndihmon Izraelin në forcimin e superioritetit ajror, u shpreh kryeministri Benjamin Netanyahu. “Pilotët tanë mund të arrijnë kudo në qiellin e Iranit dhe janë gati ta bëjnë këtë, nëse është e nevojshme. Gjatë dekadës së ardhshme ne do t’i shtojmë buxhetit të mbrojtjes 118 miliardë dollarë në mënyrë që...