Italia përvëlohet/ 43 gradë temperatura, alarmi i kuq në disa qytete
Italia po përballet me valën e tretë të të nxehtit këtë fillim vere, me temperatura që pritet të jenë 7-8 gradë mbi mesataren dhe të arrijnë deri në 43 gradë Celsius Kulmi i temperaturave pritet të jetë mes të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa autoritetet kanë vendosur disa qytete në alarm të kuq dhe portokalli për rrezik shëndetësor. Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, Firence dhe Perugia janë ndër qytetet me nivelin më të lartë të alarmit, ndërsa më pas pritet t’u bashkohen edhe Bolonja, Brescia, Frosinone, Roma dhe Torino. Pse po ndodhin temperaturat ekstreme? Ekspertët e lidhin rritjen e valëve të të nxehtit me ndryshimet klimatike dhe rritjen e përqendrimit të gazrave serrë në atmosferë. Djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror ka ndikuar në...
Burimi:
ntv.al