Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
Inteligjenca Artificiale (IA) do të bëhet pjesë e detyrueshme e kurrikulës në shkollat e mesme në Itali, ndërsa elementë bazë të saj do të prezantohen edhe në arsimin fillor përmes mësimit të algoritmeve dhe gjuhës së teknologjisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas Valditarës, përfshirja e Inteligjencës Artificiale në programet mësimore është pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit arsimor, e cila synon modernizimin e metodave të mësimdhënies dhe përshtatjen e tyre me zhvillimet teknologjike. “Pikërisht sepse një vizion i ri i matematikës është thelbësor në udhëzimet e reja për shkollat e mesme, ne kemi nisur revolucionin e matematikës me një rishikim...
Burimi:
opinion.al