Ishte nisur nisur për në Ukrainë, por përfundoi në territoret rumune/ Dronët rusë bien mbi bllokun e apartamenteve në Rumani, plagosen dy persona
Një dron rus, i përdorur në sulmet gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë apartamentesh në lindje të Rumanisë, duke plagosur dy persona dhe shkaktuar zjarr, njoftuan autoritetet rumune. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u identifikua nga radarët pasi hyri në hapësirën ajrore rumune dhe më pas u përplas në çatinë e një pallati në qytetin Galati. Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, ndërsa dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën trajtim mjekësor. Disa banorë të tjerë u evakuuan nga ndërtesa. Autoritetet reaguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa ushtria rumune ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 dhe një helikopter të pajisur për të goditur objektiva ajrore. Banorëve të zonës iu dërguan mesazhe alarmi për situatën e rrezikshme. Ministria e Jashtme e...
Burimi:
top-channel.tv