Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar në Kanalin e La Manshit pasi varka me të cilën po përpiqeshin të kalonin drejt Mbretërisë së Bashkuar u përfshi nga flakët. Sipas autoriteteve franceze, motori i varkës mori flakë gjatë udhëtimit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në bord. Prefektura Detare e Kanalit dhe Detit të Veriut bëri të ditur se 157 persona janë shpëtuar dhe po transportohen drejt portit të Boulogne-sur-Mer. Autoritetet konfirmuan se nuk ka raportime për persona të plagosur apo viktima. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë mjete franceze dhe britanike, përfshirë anije të Forcës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe varkën e shpëtimit të RNLI Eastbourne. Sipas të dhënave, 103 emigrantë u shpëtuan nga dy anije franceze, ndërsa 54 të tjerë nga...