Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton
Ish-zyrtari i NATO-s, Kurt Volker në një intervistë për Corriere Della Sera shprehet se as SHBA-të dhe as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Ai thekson se presidenti amerikan po kërkon një marrëveshje, ndërsa vendet evropiane po përgatiten për periudhën e pasluftës. “As Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk duan të vazhdojnë luftën. Trump e gjen veten në një pozicion negociues më të pafavorshëm dhe për këtë arsye duket shumë i frustruar. Megjithatë, ai po kërkon një marrëveshje. Vendet e Gjirit janë të shqetësuara. Evropianët, nga ana tjetër, po përgatiten për periudhën e pasluftës”, tha Volker. Kurt Volker, 61 vjeç, ka kaluar një jetë si diplomat, ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së në NATO nga viti 2008 deri në vitin 2009 dhe i dërguari në Ukrainë, nën...
Burimi:
javanews.al