Ish-drejtori i FBI James Comey në gjyq për kërcënimet ndaj Trump
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey do të dalë në gjyq më 15 korrik, ku do të përballet me akuza të reja penale për kërcënim ndaj Presidentit Donald Trump. Gjyqtarja e Qarkut Federal Louise Flanagan e Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në New Bern, Karolina e Veriut, njoftoi se Comey përballet me dy akuza që kishin të bënim me një kërcënim për jetën e Trump. Comey ka mohuar çdo shkelje dhe e ka përshkruar çështjen si një fushatë hakmarrëse. Akuzat e mëparshme kundër tij u rrëzuan dhe avokatët e tij kanë njoftuar se do të kërkojnë rrëzimin e aktakuzës së re, duke e quajtur atë një ndjekje penale selektive dhe hakmarrëse.
Burimi:
syri.net