Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Një gjykatë në Spanjë ka dënuar me 24 vite burg ish-ministrin e transportit dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të kryeministrit Pedro Sanchez, Jose Luis Abalos, për korrupsion, në një vendim që pritet të tronditë fort qeverinë socialiste. Abalos u shpall fajtor për përfshirje në organizatë kriminale, ryshfet, përvetësim fondesh publike dhe ndikim të paligjshëm. Bashkë me të, gjykata dënoi edhe ish-këshilltarin e tij, Koldo Garcia, me 19 vite burg për të njëjtat akuza. Sipas hetimeve, dy zyrtarët kanë përfituar ryshfete në këmbim të dhënies së kontratave publike me vlerë miliona euro për furnizime sanitare gjatë pandemisë së Covid-19. Në qendër të skandalit është edhe biznesmeni Victor de Aldama, i cili pranoi përfshirjen në skemë. Ai u dënua me 4 vite e gjysmë burg, por për shkak...