Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-ve, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës
Irani po e paraqet përfundimin e konfliktit me SHBA-të si një fitore strategjike dhe simbolike, duke iu rikthyer historisë së lashtë persiane për të forcuar narrativën e tij politike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, publikoi në rrjetin X një imazh të Hormuzit së bashku me relievin historik të Naqsh-e Rostam, pranë Persepolit, ku paraqitet poshtërimi i dy perandorëve romakë nga mbreti sasanid Shapur I. Në mesazhin e tij, Baghaei shkroi se “Roma ishte qendra e padiskutueshme e botës, por iranianët e thyen atë iluzion”, duke bërë një paralelizëm të drejtpërdrejtë me përplasjen aktuale me SHBA-të. Sipas mediave iraniane, Teherani beson se ka dalë fitues nga konflikti sepse regjimi arriti të mbijetojë dhe të ruajë strukturën shtetërore, pavarësisht vrasjeve të komandantëve dhe presionit ushtarak....
Burimi:
javanews.al