Irani sfidon SHBA-në me sistem të ri kundërajror
Irani ka deklaruar se ka përdorur për herë të parë një sistem të ri të mbrojtjes ajrore për të rrëzuar një dron amerikan MQ-9 Reaper pranë Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që ka rikthyer vëmendjen mbi aftësitë ushtarake të Teheranit pas muajsh bombardimesh ndaj bazave të tij ushtarake. Sipas mediave iraniane, droni është rrëzuar pranë ishullit Qeshm, ndërsa sistemi i përdorur quhet “Arash-e Kamangir”, një interceptor i zhvilluar në vend. Autoritetet iraniane e përshkruajnë atë si një sistem me aftësi të fshehta zbulimi dhe përgjimi, megjithëse nuk janë dhënë detaje teknike. Agjencia gjysmëzyrtare Fars deklaroi se ky ishte përdorimi i parë luftarak i sistemit të ri, duke e cilësuar operacionin si një “mesazh të qartë dhe vendimtar” për SHBA-në dhe aleatët e saj. Ngjarja...
Burimi:
opinion.al