Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, për mediat iraniane. “Për momentin nuk kemi plane për negociata dhe mbetemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit”, u tha Baghaei gazetarëve jashtë një ceremonie përkujtimore në Teheran për dhëndrin e ndjerë të liderit suprem iranian Ali Khamenei, sipas një videoje të publikuar nga media iraniane SNN. Baghaei tha se Irani nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse Shtetet e Bashkuara “shkelin detyrimet e tyre”, shkruan CNN. “Kjo është një parim dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë”, deklaroi Baghaei, duke shtuar se Irani beson se SHBA-ja e ka shpërfillur armëpushimin që nga fillimi i tij. Menjëherë...
Burimi:
opinion.al