Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për Ajetollahun do të zgjasë gjashtë ditë

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për Ajetollahun do të zgjasë gjashtë ditë

Në Teheran ka nisur zyrtarisht ceremonia e varrimit të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ku po marrin pjesë qindra mijëra persona. Qytetarët kanë mbushur kompleksin e madh të lutjeve në kryeqytet, ku ceremonia u hap me himnin kombëtar dhe lexim të kuranit. Ngjarja konsiderohet një nga më masivet e viteve të fundit ne Iran. Ceremonia do të zgjasë 6 ditw dhe me pas trupi  do te varroset në vendlindjen e tij,  qytetin verilindor te Mashhadit. Në kryeqytet janë vendosur masa të rrepta sigurie ndërsa rrugët kryesore janë mbushur me turma qytetarësh dhe flamuj kombëtarë. Ceremonia shihet edhe si një shfaqje e madhe e mbështetjes publike dhe ndikimit politik e fetar të figurës së Khameneit në Iran.